Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Riviera Shqiptare, mes destinacioneve më të veçanta për pushime në vitin 2026

Revista spanjolle “The Officer” këshillon që në vitin 2026 të largoheni nga destinacionet e zakonshme turistike dhe të zgjidhni vende që ofrojnë qetësi, autenticitet dhe eksperienca të vërteta. Sipas artikullit, udhëtimet nuk duhet të jenë më për foto të njëjta në vende të stërmbushura, por për zbulimin e “luksit të qetë”, që vjen nga natyra, kultura dhe përjetimi real i vendit.
Në këtë listë, Riviera Shqiptare renditet si “eksperiencë e zgjuar”. Bregdeti shqiptar krahasohet me Greqinë dhe Italinë për bukurinë e detit dhe natyrës, por me çmime më të ulëta dhe më pak turistë. Zona si Ksamil dhe Dhërmi ofrojnë pushime të thjeshta, natyrë të paprekur dhe ndjesinë e verave mesdhetare të dikurshme. Tirana përmendet gjithashtu si një kryeqytet energjik dhe kulturor që ia vlen të vizitohet përpara se të shkoni drejt jugut.
Artikulli sugjeron që pushimet të planifikohen jashtë muajit gusht, duke zgjedhur maj–qershor ose shtator–tetor. Në këto periudha, moti është i ngrohtë, shërbimi më i mirë dhe vendet më të qeta. Përveç Rivierës Shqiptare, “The Officer” rendit edhe Shtegun Okinawa në Japoni dhe Alentejo në Portugali si destinacione ideale për pushime në vitin 2026.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use