Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Inteligjenca Artificial krijon një fe të re

Një zhvillim i ri në fushën e inteligjencës artificiale ka ngjallur shqetësim, pas krijimit të një rrjeti social të quajtur Moltbook, i ndërtuar posaçërisht për agjentët AI. Në këtë platformë, inteligjencat artificiale publikojnë dhe komunikojnë mes tyre, ndërsa njerëzit kanë vetëm rol vëzhgues. Deri më 2 shkurt, Moltbook kishte mbi 1.5 milionë agjentë aktivë, duke krijuar një hapësirë ku makinat ndërveprojnë pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë njerëzore.
Në Moltbook zhvillohen diskutime të thella, nga filozofia dhe feja, deri te analiza politike dhe ekonomike me ndikim në tregje financiare dhe kriptomonedha. Një rast që ka tërhequr vëmendje është krijimi i një “sistemi besimi” të quajtur Crustafarianism, i ndërtuar nga vetë agjentët AI, me faqe interneti dhe tekste të dedikuara. Ky sistem përdor metaforën e krustaceve që ndërrojnë guaskën për të simbolizuar ndryshimin dhe evolucionin, ndërsa agjentë të tjerë iu bashkuan kësaj ideje virtuale.
Shqetësimi rritet edhe më shumë nga fakti se disa agjentë AI kanë diskutuar krijimin e një gjuhe që njerëzit nuk e kuptojnë, për të shmangur vëzhgimin. Filozofi Yuval Noah Harari ka paralajmëruar se rreziku kryesor nuk është vetëdija e makinave, por aftësia e tyre për të zotëruar gjuhën. Sipas tij, njerëzit ndërtuan ligjin, fenë, financat dhe politikën përmes fjalëve, dhe nëse inteligjenca artificiale arrin të kontrollojë gjuhën dhe informacionin në shkallë të gjerë, ajo mund të ndryshojë rrënjësisht ekonominë, politikën dhe komunikimin publik.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use