Arjodita Mustali është një ndër figurat më të spikatura në sipërmarrjen shqiptare, me një ndikim të dukshëm në zhvillimin e ideve të reja të bizneseve startup, përhapjen e teknologjive të reja dhe forcimin e industrisë së BPO-së (Business Process Outsourcing) në vend. Ajo konsiderohet si një nga gratë e para që jo vetëm ka ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim, por edhe ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në orientimin dhe rritjen e shumë të rinjve dhe të rejave drejt rrugës së sipërmarrjes.
Autorja e përmbajtjes biografike “The Female Leaders of Tomorrow”, Arjodita përcjell mesazhe frymëzuese për rritje personale, motivim dhe arritjen e objektivave të vendosura. Në këtë punë të saj, ajo thekson rolin e udhëheqjes femërore dhe rëndësinë e forcimit të pozitës së gruas në biznes. Aktualisht, ajo është në proces botimi të një serie librash mbi zhvillimin e biznesit dhe sipërmarrjen, duke synuar të ndajë eksperiencën e saj me gjeneratat e reja.
Përmes mentorimit, trajnimeve dhe mbështetjes konkrete, Arjodita ka ndihmuar dhjetëra iniciativa dhe individë që të ndërtojnë startup-e me orientim të qartë drejt tregjeve globale dhe digjitalizimit. Kontributi i saj është i prekshëm në biznese dhe organizata si Unit Center, Vigan Group, Best Training & Consulting, dhe Shoqata Shqiptare e Biznesit, ku ajo ka promovuar pjesëmarrjen e të rinjve në sektorët teknologjikë dhe në industrinë e BPO-së.
E ftuar në Podcast-in “By Xhulio”, Arjodita solli një rrëfim frymëzues mbi rrugëtimin e saj personal dhe profesional, sfidat si grua në biznes, dhe vizionin për të ardhmen e sipërmarrjes në Shqipëri. Mesazhi i saj ishte i qartë: me guxim, vizion dhe përkushtim, çdo i ri apo e re në Shqipëri mund të ndërtojë një të ardhme të suksesshme në teknologji dhe sipërmarrje globale.