Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Diploma nuk garanton punësim të përshtatshëm

Studentët shqiptarë të sapodiplomuar po përballen me vështirësi serioze për t’u integruar menjëherë në tregun e punës, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre detyrohen të punojnë në profesione që nuk kanë lidhje me arsimin e ndjekur. Kjo situatë tregon një mospërputhje të dukshme mes sistemit arsimor dhe nevojave reale të tregut të punës në vend.
Raporti më i fundit “Trendet dhe Zhvillimet në Edukim, Aftësi dhe Punësim 2025”, i publikuar nga Fondacioni Europian i Trajnimeve, evidenton se diplomimi nuk garanton domosdoshmërisht një karrierë të qëndrueshme apo në përputhje me kualifikimin profesional. Shumë të rinj përballen me pasiguri, punë të përkohshme ose role që nuk shfrytëzojnë aftësitë e fituara gjatë studimeve.
Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka një normë punësimi prej rreth 66% për të diplomuarit e rinj, një nivel dukshëm më i ulët krahasuar me mesataren e Bashkimi Europian. Ekspertët vlerësojnë se kjo diferencë kërkon politika më të forta për lidhjen e arsimit me tregun e punës dhe investime konkrete në aftësitë praktike të të rinjve.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use