Edona Sterkaj është një nga ato gra që nuk mjaftohet me ëndrra, ajo i ndjek, i realizon dhe i shndërron në platforma që frymëzojnë të tjerët. Nga rrënjët në Shqipëri drejt horizontit të gjerë të Dubait, ajo ka ndërtuar një rrugë suksesi që kombinon pasionin për biznesin, kurajën për të marrë rreziqe dhe përkushtimin për të qenë pranë komunitetit shqiptar kudo që ndodhet.
Në zemër të këtij rrugëtimi qëndron “Extra Real Estate”, kompania që ajo ka bashkëthemeluar së bashku me partnerin e saj Amarildo Sterkaj. Fillimisht e ngritur në Shkodër dhe më pas në Tiranë, kjo sipërmarrje nuk ndaloi së evoluari, duke u shtrirë në një nga tregjet më të fuqishme dhe sfiduese të globit – Dubain. Aty, Edona jo vetëm që ndërton biznese, por edhe ura komunikimi, ndihmese dhe orientimi për shumë shqiptarë që duan të fillojnë jetën nga e para.
Për Edonën, suksesi nuk matet vetëm me shitje të mëdha apo zyra të bukura. Ai matet me ndikimin që krijon tek njerëzit. Në rrjetet sociale, ajo ndan përditshmërinë e saj, këshilla për sipërmarrje, përvoja personale dhe mendime të sinqerta për jetën. Mes energjisë pozitive dhe fjalëve të drejtpërdrejta, ajo u jep zë shumë vajzave dhe grave që ëndërrojnë të kenë rolin e tyre në një treg të madh.
E angazhuar, autentike dhe vizionare – Edona Sterkaj përfaqëson një brez të ri grash shqiptare që nuk druhen të jenë protagoniste, brenda dhe jashtë vendit. Në çdo hap të saj, ajo tregon se suksesi është i mundur kur beson në veten dhe punon fort për atë që do.