Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Eksperte paralajmëron: CV-të e krijuara nga AI mund të dëmtojnë shanset për punë

Një eksperte e rekrutimit ka ngritur alarmin për përdorimin e inteligjencës artificiale në përmirësimin e CV-ve, duke shpjeguar se kjo praktikë mund të ulë mundësitë për të fituar një vend pune. Frances Li, themeluese dhe drejtoreshë e Biscuit Recruitment, thekson se CV-të e krijuara plotësisht nga AI shpesh duken të “perfekta” por të ftohta, duke humbur individualitetin dhe autentikitetin që punëdhënësit vlerësojnë më shumë.
Eksperte identifikon disa gabime të zakonshme që tregojnë se një CV është gjeneruar nga AI, përfshirë redaktimin e tepruar që e bën të duket pa jetë, mos-përditësimin e rregullt dhe përdorimin e tepërt të zhargonit si “dinamik” apo “proaktiv”. Ajo shton se CV-të e njëjta të dërguara në shumë kompani pa përshtatje personale, e ulin ndjeshëm mundësinë për të qenë të suksesshëm në procesin e përzgjedhjes.
Mesazhi i Frances Li është i qartë: AI duhet përdorur vetëm për të përmirësuar strukturën dhe qartësinë e CV-së, jo për të zëvendësuar zërin dhe personalitetin e kandidatit. “Filloni me fjalët tuaja. Pastaj përdorni AI për të rafinuar, jo për të zëvendësuar. Autenticiteti mbetet avantazhi më i fortë në tregun e punës,” përfundon eksperteja.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use