Në një episod ndryshe të “Podcastit të Suksesit”, nën produksionin e RADI Marketing, Prof. Enriko Çeko u shfaq pa maska, i drejtpërdrejtë, dhe i hapur për të treguar rrugëtimin e tij professional, një rrugëtim i mbushur me përgatitje serioze, përvojë ndërkombëtare dhe padrejtësi institucionale.
Ai rrëfeu se nuk ka ndjekur kurrë poste politike, por pozitat më të rëndësishme ia kanë besuar ndërkombëtarët. Ndër to, ai veçoi periudhën 2000–2005, kur drejtoi Zyrën Tregtare të Ambasadës Britanike në Tiranë, një eksperiencë që e përshkruan si “universitet më vete” në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, mbi të cilën ka shkruar edhe libra.
Me mbi 30 artikuj shkencorë të botuar në revista ndërkombëtare, Prof. Çeko ndau zhgënjimin për faktin që, ndonëse ka aplikuar tre herë për titullin “Profesor i Asociuar”, dy herë në Universitetin e Tiranës dhe një herë në Universitetin Bujqësor, ky titull nuk i është dhënë kurrë. Ai theksoi se ka plotësuar të gjitha kriteret, por ka hasur në refuzime të pajustifikuara dhe abuzime nga komisionet, të cilat, sipas tij, veprojnë pa pasur frikën e llogaridhënies, pasi në Shqipëri titujt jepen vetëm nga universitetet dhe vendimet nuk mund të apelohen ligjërisht.
në Shqipëri, nëse dikujt nuk i pëlqejnë artikujt e tu, thjesht nuk të jepet titulli. Edhe pse këta artikuj janë të publikuar në revista me borde shkencore ndërkombëtare. Kush janë këta komisionerët tanë që dalin më të zotët se universitetet në Nju Jork, Berlin apo Londër?”- u shpreh ai.
Në fund, ai nënvizoi se ndoshta prania e tij e vazhdueshme në media dhe gatishmëria për të thënë të vërtetën e kanë penalizuar. Por për të, e vërteta është më e rëndësishme se çdo titull apo pozicion: “Çdo njeri ka detyrë dhe të drejtë të thotë të vërtetën për veten dhe të tjerët. Kjo është mënyra ime për të kontribuar dhe për të jetuar me dinjitet.”