Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Hera Kume, 9-vjeçarja që fiton zemrat dhe çmimet e para

Vetëm 9 vjeçe, Hera Kume është bërë një shembull frymëzimi për moshatarët e saj. Fituesja e titullit “Miss Inteligjenca” dhe “Miss Kids Beauty Dyrrah 2025′, ishte dje e ftuar në “Podcast Kids”, ku ndau me sinqeritet botën e saj plot dritë dhe ëndrra.


Hera është një vajzë e çiltër, e qeshur dhe e lumtur, që pavarësisht moshës së vogël, mbart mesazhe të mëdha. Ajo i fton bashkëmoshatarët që në vend të qëndrimit pafund në telefona, të merren me aktivitete që i bëjnë të rriten dhe të ndihen të vlefshëm. “Shpesh kthehem në shtëpi me kupa e çmime që i fitoj në konkurse të ndryshme,” – tregon Hera, duke shtuar se një nga më të veçantat është një kupë për krijimtarinë që i ka kushtuar motrës së saj të vogël, Enxhi. Në podcast, ajo recitoi me emocion poezinë kushtuar asaj, ku shprehej gjithë dashuria për motrën.

Kur pyetet për të ardhmen, Hera përgjigjet pa hezitim:
“Dua të bëhem mjeke!”
Edhe kur moderatorja Fationa Molla e ngacmonte duke i kujtuar vitet e gjata të shkollës, Hera u tregua e vendosur: “Po, dua të bëhem mjeke!”


Si çdo fëmijë me ëndrra të pastra, edhe dëshirat e saj janë të mëdha. Nëse do të kishte një shkop magjik, Hera do të dëshironte që të gjithë të sëmurët të shëroheshin dhe që në botë të mos kishte më varfëri.
Dashuria për familjen është forca që e rrethon Herën çdo ditë. Ajo flet me dashuri për gjyshen Meritën, të cilën e quan “superheroine”, dhe që i mëson gjëra të bukura, madje edhe të bëjë pica. “Gjyshja më përkëdhel shumë” – thotë Hera duke qeshur. Edhe prindërit janë pjesë e pandashme e suksesit dhe lumturisë së saj: “Babi na pyet çdo ditë – çfarë doni t’ju sjell babi juve? Dhe më ka blerë një arush, pa të cilin nuk fle dot.”


Hera nuk harron as mësuesen e saj dhe as Xhonin, producentin e Miss Kids Beauty:
“Ata më mësojnë shumë, duan që unë të eci përpara. Edhe kur më tërheqin vëmendjen, e bëjnë për të mirën time,” – thotë ajo me mirënjohje.
Mesazhet e Herës janë të forta, të ndritshme dhe të pastra, si vetë fëmijëria e saj. Një vajzë 9-vjeçare që flet për dashurinë, përkujdesjen dhe mirësinë në një botë kaq të madhe, na kujton të gjithëve se e ardhmja është më e bukur kur ushqehet me ëndrra të pastra.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use