Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë do të shndërrohet në Qendër Ndërkombëtare Arti

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka reaguar në rrjete sociale lidhur me Memorialin e Gjergj Fishta në Lezhë, duke sqaruar se objekti nuk është i braktisur, por është në prag të një transformimi të rëndësishëm. Sipas ministrit, memoriali do të kthehet në një Qendër Ndërkombëtare Arti, pas përfundimit të proceseve të kolaudimit dhe kalimit në administrim.
Projekti është një bashkëpunim mes Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi dhe një shkolle prestigjioze të fotografisë në Francë (ESPN), me mbështetje nga partnerë evropianë. Hapësira pritet të shndërrohet në një pikëtakim për ekologjinë, shkrimin dhe fotografinë, duke përfshirë rezidenca artistike dhe programe trajnimi e kërkimi shkencor për artistë dhe studentë shqiptarë e francezë.
Sipas ministrit, projekti do të përfshijë edhe “Itinerarin e Gjurmëve Fishtjane”, që lidh trashëgiminë e Fishtës me arkivat e pasura fotografike të Marubit. Në bashkëpunim me Bashkia Lezhë, institucione ndërkombëtare dhe operatorë lokalë, iniciativa synon të tërheqë turistë dhe të promovojë vlerat historike, kulturore dhe agroturistike të zonës së Lezhës.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use