Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Miss Universe Albania & Kosovo në Green Coast: Bukuria, stili dhe tradita shqiptare sfilojnë në La Vista

Green Coast, Palasë – Për të dytin vit radhazi, destinacioni më ekskluziv i jugut shqiptar, Green Coast Resort, mirëpriti spektaklin elegant të Miss Universe Albania & Kosovo, duke e kthyer qendrën e stilit La Vista në një pasarelë të magjishme mes verës, detit dhe trashëgimisë shqiptare.

Vajzat finaliste nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi parakaluan në katër sfilata unike, që sollën një ndërthurje të trendisë moderne, elegancës verore dhe kostumeve tradicionale shqiptare. Nga bikinit më “in” të sezonit deri te motivet folklorike të përpunuara me mjeshtëri, La Vista u shndërrua në një skenë ku bukuria dhe identiteti kulturor shndritën në çdo hap.

Një eksperiencë ndryshe, në zemër të rivierës
Producenti i spektaklit, Eduard Deda, u shpreh se kjo ngjarje nuk është thjesht një sfilatë, por një eksperiencë transformuese për vajzat pjesëmarrëse dhe një moment i veçantë për publikun, i cili pati mundësinë të përjetojë nga afër një kombinim të harmonishëm të modës me peizazhin unik të bregdetit shqiptar.

“Ky bashkëpunim me Green Coast e bën spektaklin më të gjallë, më të prekshëm, më autentik,” u shpreh Deda.

Nën moderimin e Françeska Rustemit, ish-Miss Universe Albania, mbrëmja u mbush me emocione, energji pozitive dhe reflektim mbi bukurinë, vetëbesimin dhe rrënjët kulturore që çdo konkurrente solli në skenë.

Green Coast – Jo vetëm pushime, por edhe skenë arti dhe tradite
Ky event është një dëshmi më shumë se Green Coast po konsolidohet si një qendër elitare e aktiviteteve kulturore dhe artistike. Përtej plazhit dhe relaksit, vendi po ofron një kalendar të pasur eventesh, ku moda, arti, muzika dhe trashëgimia kombëtare gjejnë hapësirë për të shprehur më të mirën e vetes.

“Pushimet nuk janë më vetëm det dhe diell. Ato janë përjetime, ndjenja dhe histori që mbeten,” – shprehen organizatorët.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use