Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Mozaiku i Tiranës nominohet për “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

Mozaiku i Tiranës ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare pasi është përfshirë në nominimet për çmimin prestigjioz “Ndërtesa e Vitit 2026” nga revista e njohur e arkitekturës ArchDaily. Ky vlerësim e vendos kryeqytetin shqiptar në fokusin e arkitekturës botërore, si një shembull i suksesshëm i ndërthurjes mes trashëgimisë dhe dizajnit bashkëkohor.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili e cilësoi nominimin si një njohje të rëndësishme për përpjekjet institucionale në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë arkeologjike. Sipas tij, ky projekt e vendos Tirana në hartën ndërkombëtare të arkitekturës, duke dëshmuar dialogun mes historisë dhe së tashmes.
Mozaiku, që daton nga shekulli III dhe u zbulua në vitet ’70 gjatë ndërtimit të pallateve, është rikonstruktuar dhe shndërruar në një hapësirë moderne kulturore. Sot, ai funksionon si platformë edukative dhe ekspozuese për mozaikët më të rëndësishëm të kryeqytetit, duke u kthyer në një destinacion tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use