Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Muzetë e Gjirokastrës me vizitueshmëri rekord, 30% krahasuar me vitin e kaluar

Gjirokastra tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë përmes muzeve të saj historikë dhe kulturorë. Sipas të dhënave nga Agjencia e Trashëgimisë Kulturore, numri i turistëve që kanë vizituar muzetë e qytetit është rritur me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo rritje tregon një interes në rritje për trashëgiminë kulturore të qytetit, me Muzeun Kadare në qendër të vëmendjes, si një destinacion i rëndësishëm për vizitorët që kërkojnë të njihen nga afër me jetën dhe veprën e shkrimtarit të njohur.

Përveç Muzeut Kadare, edhe Muzeu i Luftës së Ftohtë po tërheq një numër të madh turistësh, veçanërisht të huaj që shprehin kuriozitet për periudhën e regjimit komunist. I vendosur në një tunel të vërtetë nëntokësor, muzeu ofron përvoja autentike përmes objekteve dhe mjediseve origjinale të asaj kohe. Vizitorë nga vende të ndryshme si Spanja, Franca, Gjermania dhe më gjerë janë pjesë e fluksit të rritur të turizmit gjatë kësaj vere.

Përveç këtyre, Muzeu i Armëve dhe Muzeu Etnografik gjithashtu po njohin një vizitueshmëri të lartë. Muzeologët dhe autoritetet vendore theksojnë se turizmi po bëhet një shtyllë kryesore për zhvillimin ekonomik të Gjirokastrës, duke kthyer qytetin e gurtë në një pikë të rëndësishme kulturore dhe turistike në jug të Shqipërisë.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use