Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Pagesa mujore për fëmijët deri në 5 vjeç, ndryshon skema e mbështetjes për familjet

Çiftet shqiptare që kanë ose presin të kenë fëmijë do të përfitojnë tashmë mbështetje financiare mujore dhe jo më një pagesë të vetme, siç ishte parashikuar në skemën e mëparshme. Pagesat do të vazhdojnë deri në momentin që fëmija të mbushë 5 vjeç, në një përpjekje për t’iu afruar modeleve të Europës kontinentale dhe politikave që synojnë nxitjen e familjes dhe lindshmërisë.
Sipas skemës së re, për fëmijën e parë përfitimi do të jetë 5 mijë lekë në muaj, për fëmijën e dytë 7 mijë lekë, ndërsa për të tretin 10 mijë lekë në muaj, ose 120 mijë lekë në vit. Në të tre rastet, shuma totale e përfituar është më e lartë krahasuar me skemën e mëparshme. Sociologia Erisa Dhamo thekson se kjo vlerë mund të mbulojë një pjesë të nevojave bazë të fëmijës, por sugjeron që mbështetja të fokusohet më shumë te familjet në nevojë, ku ndikimi është më i madh. Ndryshimi i skemës vjen në një kohë kur bonusi i mëparshëm nuk arriti të japë efektin e pritshëm në rritjen e lindshmërisë. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë 11 muajve të vitit të kaluar, nga 1.8 miliardë lekë të planifikuara, u shpërndanë vetëm 1.2 miliardë lekë, çka lidhet edhe me rënien e numrit të lindjeve. Ekspertët nënvizojnë se analizimi i efekteve të politikave të kaluara mbetet thelbësor për të kuptuar shkaqet reale të kësaj rënieje demografike

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use