Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Popullsia e re po tkurret, papunësia mbetet e lartë

Popullsia e të rinjve në Shqipëri po pëson një rënie të fortë, por kjo nuk po shoqërohet me përmirësim të punësimit. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, grup-mosha 15–29 vjeç ka rënë nga rreth 681 mijë persona në vitin 2019 në vetëm 406 mijë në vitin 2025, një tkurrje prej mbi 40 për qind. Shkaku kryesor është emigracioni i lartë dhe rënia e lindshmërisë, duke e lënë vendin me gjithnjë e më pak të rinj.
Megjithatë, pavarësisht se numri i të rinjve ka rënë ndjeshëm, papunësia mes tyre nuk është ulur. Numri i të rinjve të regjistruar si të papunë ishte 15,717 në tremujorin e tretë të vitit 2025, më shumë se në vitin 2019. Kjo tregon se ekonomia nuk po arrin t’i përfshijë të rinjtë në tregun e punës, edhe pse ka më pak konkurrencë për vende pune për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.
Ekspertët theksojnë se problemet lidhen me mospërputhjen mes arsimit dhe tregut të punës, mungesën e vendeve të punës cilësore dhe emigrimin e të rinjve më të aftë. Shumë vende pune janë sezonale, informale ose me paga të ulëta, çka nuk i tërheq të rinjtë. Në të njëjtën kohë, mungojnë praktikat, stazhet dhe programet e punësimit, duke bërë që shumë të rinj të mbeten për një kohë të gjatë pa punë ose të zgjedhin të largohen jashtë vendit.
0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use