Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Rudina Muça, e reja që po ndërton network-un e sipërmarrësve

Rudina është një vajzë e re, plot energji dhe pasion. Aktualisht ajo është koordinatore në platformën Leaders on Tour, një iniciativë që lidh themeluesit dhe profesionistët e biznesit përmes aktiviteteve ekskluzive dhe rrjeteve frymëzuese. E ftuar së fundmi në podcastin “By Xhulio Radi”, Rudina ndau me publikun historinë e saj, rrugëtimin profesional dhe vizionin për të ardhmen.

Ajo tregoi se karriera e saj aktuale nuk ishte pjesë e një plani të paracaktuar: “Punonja diku tjetër dhe studioja njëkohësisht. Kur më erdhi oferta për këtë punë që bëj sot, isha e pasigurt… por e pranova. Sot kuptoj që kam bërë zgjedhjen e duhur. Nuk kam lidhje me Rudinën e para tre viteve.” Rudina ka ëndrra të mëdha. Ajo synon që në të ardhmen të krijojë sipërmarrjen e saj, duke qenë e frymëzuar nga kontaktet e vazhdueshme me njerëz të botës së biznesit. Sipas saj, realiteti për të rinjtë në Shqipëri është më premtues se kurrë: “Ka mundësi për ata që duan të punojnë për veten e tyre.

Duhet shumë punë, shumë networking, sigurisht… por ndryshe nuk arrihet suksesi.” Një faktor kyç në rrugëtimin e saj ka qenë mbështetja: “E kam pasur që në fillim mbështetjen e familjes dhe të shoqërisë sime. Për çdo hap që kam hedhur, kjo më ka ndihmuar të bëhem kush jam sot.” E pyetur nëse paraqitja e jashtme ka ndikuar në suksesin e saj, Rudina u përgjigj me sinqeritet: “Është e rëndësishme, sigurisht. Por mbi të gjitha, një njeri duhet të ketë karakter dhe vlera të brendshme. Bukuria është një plus, por nëse nuk ke aftësi, pse të duhet bukuria? Nëse je arrogante, ç’të duhet pamja?”

E çiltër, e buzëqeshur dhe plot energji, Rudina foli me pasion për të rinjtë, shoqërinë dhe sfidat e brezit të saj. Ajo përfaqëson një brez të ri të angazhuar, të vetëdijshëm dhe të vendosur për të krijuar një realitet më të mirë – për veten dhe për të tjerët.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use