Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Sekreti i suksesit, pse njerëzit e pasur zgjedhin të mos tregojnë se …

A keni vënë re ndonjëherë se nuk dimë shumë për jetën personale të njerëzve të pasur dhe të suksesshëm? Ata mund të kenë një avion privat apo një vilë në ishujt tropikalë, por shpesh i shohim me veshje të thjeshta e pa pretendime. Kjo nuk lidhet domosdoshmërisht me lakminë apo frikën nga ndjekja – përkundrazi, është një zgjedhje e vetëdijshme.

Suksesi i vërtetë nuk ka të bëjë me mburrjen. Sipas njw rrwfimi nga një person I pasur, vajza e tij mësoi për ekzistencën e avionit privat të të atit vetëm në moshën 30-vjeçare. Kjo është një shenjë se njerëzit e suksesshëm preferojnë të jetojnë në heshtje, pa ngjallur zili apo kërkuar vëmendje publike.

Një tjetër këshillë vjen nga brezat e mëparshëm. Gjyshja e autorit thoshte shpesh: “Nëse do të shmangësh zilinë e të tjerëve, mos fol”. Të mos flasësh për ëndrrat, arritjet apo dështimet e tua është një mënyrë për të ruajtur motivimin dhe energjinë personale. Sa më shumë që i ndan publikisht qëllimet, aq më shumë ato humbasin vlerë për ty dhe bëhen të zakonshme për të tjerët.

Në këtë epokë të rrjeteve sociale, shumëkush ndihet i detyruar të “shesë” lumturinë e vet online. Por e vërteta është ndryshe: nuk është e nevojshme të bërtasësh për suksesin tënd në Instagram apo të kërkosh miratimin e të tjerëve për të ndjerë vlerën personale. Suksesi i qëndrueshëm ndërtohet në heshtje, me përkushtim dhe përulësi.

Në fund, “të rrish urtë” nuk është dobësi, por një zgjedhje strategjike. Heshtja të mbron nga gjykimet, të mban të përqendruar dhe të jep fuqinë për të ecur përpara pa ndikuar nga opinioni i të tjerëve. Vetëm atëherë mund të jesh vërtet i lumtur, i qetë dhe i lirë për të arritur çdo qëllim që i ke vënë vetes.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use