Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Shkencëtarët paralajmërojnë: Tym pasiv nga cigaret elektronike dëmton seriozisht mushkëritë

Një studim i Universitetit të Kalifornisë, Riverside, tregon se thithja e avujve nga cigaret elektronike, edhe kur qëndron në ajër pas përdorimit, mund të dëmtojë seriozisht mushkëritë. Ky tym përmban grimca jashtëzakonisht të vogla që mbartin metale dhe substanca kimikisht aktive, duke krijuar molekula që sulmojnë qelizat e trupit dhe pengojnë frymëmarrjen normale.
Hulumtimi tregon se përzierja e grimcave metalike dhe kimikateve reaktive me ozonin e ajrit në ambiente të mbyllura prodhon radikale të lira shumë toksike. Grimcat më të vogla janë më të rrezikshme, pasi përmbajnë përqindje më të lartë të metaleve dhe komponimeve toksike, të cilat arrijnë alveolat dhe dëmtojnë indet e mushkërive, duke rritur rrezikun për dëmtime të përhershme.
Shkencëtarët paralajmërojnë veçanërisht njerëzit që vuajnë nga astma ose sëmundja kronike obstruktive pulmonare (SPOK), pasi avulli pasiv mund të përkeqësojë gjendjen e tyre. Edhe pse studimi është laboratorik, ekspertët rekomandojnë kujdes maksimal dhe mos e konsideroni “të pafajshme” avullimin pasiv nga cigaret elektronike.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use