Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Shqipëria kryeson Ballkanin për shpenzimet e larta direkte për shëndetin

Sipas anketës “Securimetri 2025” nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin, duke treguar mungesë stabiliteti në mbrojtjen financiare për familjet. Rreth 57% e familjeve shqiptare shpenzojnë midis 1% dhe 10% të të ardhurave të tyre për vizita mjekësore dhe barna, niveli më i lartë në të gjithë Ballkanin Perëndimor për këtë kategori.
Situata bëhet më shqetësuese kur 27% e familjeve detyrohen të alokojnë mbi 10% të të ardhurave të tyre për shëndetin, një prag kritik sipas OBSH-së që rrit rrezikun e varfërimit të shtresave të mesme dhe të ulëta. Ndërkohë, vetëm 9% e familjeve arrijnë të mbulojnë shpenzimet nën 1%, niveli më i ulët në rajon, duke treguar se mbulimi “falas” mbetet një premtim më shumë sesa një realitet.
Analistët nënvizojnë se ky trend kërkon urgjentisht rishikimin e listës së barnave të rimbursueshme dhe përmirësimin e menaxhimit të sistemit parësor. Me mbi 84% të popullsisë që përballen me shpenzime të ndjeshme dhe pagat e ulëta, kostoja e shëndetit mbetet një pengesë kryesore për rritjen e mirëqenies së familjeve shqiptare në vitet e ardhshme.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use