Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Shqipëria me stendë kombëtare në BIOFACH 2026, panairin më të madh botëror të produkteve organike

Shqipëria do të marrë pjesë me një stendë kombëtare në BIOFACH 2026, panairin më të madh dhe më prestigjioz në botë për industrinë organike, që zhvillohet nga 10 deri më 13 shkurt në Nuremberg të Gjermanisë. Në këtë event ndërkombëtar, vendi ynë do të përfaqësohet nga pesë kompani shqiptare, të cilat do të prezantojnë produkte bio dhe organike si fruta dhe perime të freskëta, vaj ulliri dhe produkte të tjera agro-ushqimore të certifikuara sipas standardeve ndërkombëtare.
Sipas Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, pjesëmarrja në BIOFACH synon të rrisë dukshmërinë e produkteve “Made in Albania” në tregjet globale, duke i vendosur ato përballë blerësve, distributorëve dhe partnerëve kryesorë të sektorit organik. Ky prezantim shihet si një mundësi konkrete për krijimin e kontratave të reja eksporti dhe forcimin e pranisë së produkteve shqiptare në tregjet evropiane dhe më gjerë.
BIOFACH konsiderohet një pikë referimi globale për industrinë organike, me mijëra ekspozues dhe dhjetëra mijëra vizitorë profesionistë nga mbi 100 vende. Prania e Shqipërisë në këtë panair është pjesë e një strategjie më të gjerë për mbështetjen e sektorit agro-ushqimor, rritjen e eksporteve dhe ndërtimin e imazhit të vendit si furnizues i produkteve të qëndrueshme, cilësore dhe me standarde të larta sigurie ushqimore.
0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use