Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Shqipëria në krizë demografike: Popullsia mbi 65 vjeç po rritet më shpejt se në çdo vend europian

Shqipëria po përjeton një plakje të përshpejtuar të popullsisë, me grup-moshën mbi 65 vjeç që tashmë përbën 33.3% të popullsisë në moshë pune, një rritje prej 15.1 pikë përqindjeje vetëm në 10 vite. Të dhënat e Eurostat tregojnë se vendi ynë kryeson Europën për rritjen e peshës së të moshuarve në raport me fuqinë punëtore, duke tejkaluar edhe vende si Italia dhe Gjermania. Ky fenomen i shpejtë e bën Shqipërinë një rast të veçantë, pasi Europa ka kaluar në etapa të ngadaltë të plakjes gjatë dekadave.
Rritja e moshës mediane në vend – nga 34.7 vjeç në vitin 2015 në 44.3 vjeç në 2025 – tregon një transformim drastik të strukturës demografike. Faktorët kryesorë janë emigrimi i të rinjve dhe rënia e lindshmërisë, që i japin vendit një profil të plakur pa pasur burimet ekonomike për ta përballuar këtë ndryshim. Ndërkohë, vendet e tjera të rajonit, si Moldavia dhe Maqedonia e Veriut, po përjetojnë rritje më të ngadaltë të të moshuarve.
Ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk po përballet thjesht me plakje natyrore, por me një krizë demografike që kërkon ndërhyrje urgjente. Nëse në 2015 vendi renditej ndër më të rinjtë e Europës, në 2025 gjendet në nivelin e fuqive të vjetra europiane, duke vënë në presion sistemin shëndetësor, ekonomik dhe social të vendit.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use