Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Tatimet hapin aplikimet për kompensimin e arsimit: Shuma arrin deri në 250 euro për fëmijë

Administrata Tatimore njoftoi hapjen e aplikimeve për përfitimin e vlerës së kompensimit për arsimin e fëmijëve, për të gjithë individët që plotësuan DIVA 2025 dhe rezultuan me tatim të mbipaguar pas zbritjes së shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë ose 100 mijë lekë në vit. Aplikimi bëhet përmes sistemit online e-Filing, ku pas dorëzimit të kërkesës, kompensimi do të transferohet automatikisht në llogaritë bankare të përfituesve.
Për të përfituar, individët duhet të plotësojnë formularin e kërkesës për rimbursim dhe të bashkëngjisin dokumentacionin përkatës: certifikatën familjare, të dhënat e llogarisë bankare (IBAN), dhe faturat ose dokumentet që vërtetojnë shpenzimet për arsimimin e fëmijëve, përfshirë edhe gjuhët e huaja dhe kontratat me institucionet arsimore. Administrata Tatimore ka paralajmëruar se një video udhëzuese do të shpjegojë gjithë procedurën hap pas hapi.
Shuma e kompensimit ndryshon në varësi të të ardhurave vjetore dhe numrit të fëmijëve. Për shembull, individët me të ardhura mbi 1,2 milionë lekë në vit për një fëmijë marrin rreth 62 euro, ndërsa ata me dy fëmijë dhe të ardhura mbi 2 milionë lekë përfitojnë rreth 12 mijë lekë. Maksimumi i kompensimit arrin deri në 250 euro për fëmijë për individët me të ardhura nën 1,2 milionë lekë. Afati për aplikim përfundon tre muaj pas plotësimit të DIVA, që u hap më 22 janar.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use