Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Turizmi në Shqipëri ndryshon profil, rritet interesi nga Franca, Gjermania dhe SHBA

Turizmi në Shqipëri po hyn në një fazë të re zhvillimi, me një rritje të dukshme të interesit nga tregjet perëndimore si Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo prirje evidentohet në një analizë të publikuar nga portali ndërkombëtar Travel and Tour World, i cili thekson se Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si destinacion turistik në Europë dhe përtej saj.
Sipas raportimit, ndonëse Kosova dhe Italia mbeten burimet kryesore të turistëve, rritja më e shpejtë po vjen nga tregje më të largëta dhe me fuqi më të madhe blerëse. Turistët nga Gjermania dhe Franca po tregojnë interes të shtuar për turizmin kulturor, natyror dhe bregdetar, ndërsa vizitorët amerikanë e shohin Shqipërinë si një destinacion të ri dhe ende të paeksploruar në Mesdhe.
Në qendër të vëmendjes mbeten Tirana, Durrësi dhe bregdeti shqiptar. Kryeqyteti vijon të jetë porta kryesore e hyrjes për turistët e huaj, falë zgjerimit të lidhjeve ajrore dhe zhvillimit urban. Durrësi mbetet një destinacion i rëndësishëm për turizmin familjar dhe detar, ndërsa Riviera e Jugut, me zona si Vlora, Himara, Dhërmiu dhe Saranda, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë gjatë sezonit veror.
Rritja e turizmit po nxitet edhe nga fluturimet low-cost dhe çmimet konkurruese krahasuar me destinacione të tjera të Mesdheut. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë për sfida si presioni mbi infrastrukturën, menaxhimi i mbetjeve dhe mbipopullimi sezonal. Për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm, theksohet nevoja për investime në turizëm cilësor, mbrojtje të mjedisit dhe politika afatgjata që e kthejnë turizmin në një shtyllë të qëndrueshme të ekonomisë shqiptare.
0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use