Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

20% e shqiptarëve jetojnë me pasiguri për pronën e tyre, paralajmëron Banka Botërore

Banka Botërore, përmes platformës globale për tokën dhe indeksit Prindex, raporton se Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të pasigurisë për pronën në Europë, duke prekur 20% të popullsisë. Sipas të dhënave, ky tregues është rritur nga 18% në vitin 2020 në 20% në 2024, duke treguar se edhe me digjitalizimin dhe reformat e kadastrës, perceptimi i qytetarëve mbetet negativ.
Shkaqet kryesore të pasigurisë lidhen me kaosin në titujt e pronësisë, mbivendosjet dhe trashëgiminë e ligjit 7501, si dhe vonesat në proceset e kthimit dhe kompensimit të pronave. Shumë qytetarë përballen me certifikata të dyfishta për të njëjtën parcelë toke ose presin për dokumentacionin final në zonat informale, gjë që krijon një ndjenjë “ngrirjeje” dhe frikë për të përdorur pronën si kolateral bankar.
Edhe sistemi i drejtësisë, pas reformës së Vetingut, nuk arrin të përballojë stokun e madh të dosjeve, duke lënë konfliktet e pronësisë të pazgjidhura për dekada. Kjo e vendos Shqipërinë në një nivel të lartë pasigurie në krahasim me vendet e rajonit dhe Europës, ku një e pesta e qytetarëve ndihen të pambrojtur nga shteti dhe ligji për pasurinë e tyre të paluajtshme.
0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use