Gjithçka nisi me një dëshirë të thjeshtë: për të ndërtuar diçka të madhe nga asgjëja. Amarildo Sterkaj, i lindur dhe rritur në Shkodër, ndërtoi fillimisht një kompani pasurish të paluajtshme në qytetin e tij të lindjes, të cilën më vonë e zgjeroi në Tiranë, dhe më pas në një nga qendrat më dinamike të biznesit global – Dubain. Falë vullnetit dhe përkushtimit të pandalshëm, ai u transformua nga një sipërmarrës lokal në një emër me ndikim në tregun ndërkombëtar të real estate.

Sot, “Extra Real Estate” është më shumë se një agjenci. Ajo është një komunitet mbështetës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, duke ofruar jo vetëm ndihmë për blerjen apo shitjen e pronave, por edhe orientim për çështje të qëndrimit, punësimit dhe integrimit në një vend të huaj. “E kam zgjedhur vetë të jem pranë njerëzve të mi,” – thotë Amarildo, i cili beson se forca më e madhe e biznesit është ndihma dhe bashkëpunimi.
Vendimi për të investuar në Dubai nuk ishte rastësor. Ai bëri kërkime të detajuara për tregjet globale dhe e kuptoi se ky qytet ofron një terren të favorshëm për biznesin – me taksa zero, stabilitet ekonomik dhe ritëm të lartë zhvillimi. Aktualisht ai menaxhon dy zyra në Dubai, me një standard të qartë: asnjë pronë nën vlerën 250 mijë euro. Ky është jo vetëm një treg fitimprurës, por një hapësirë e jashtëzakonshme për rritje dhe rrjetëzim global.

Sot klientela e tij është e përzgjedhur – nga shqiptarë që kërkojnë mundësi të reja, tek anglezë që investojnë agresivisht në tregun e Dubait. Me përulësi, ai kujton se shitja më e madhe që ka realizuar deri më tani është me vlerë tetëshifrore. Por më e rëndësishmja për të mbetet rrugëtimi: nga një fillim i thjeshtë në Shkodër, drejt një karriere që ndërton ura mes vendeve, njerëzve dhe mundësive.
https://www.instagram.com/amarildo.sterkaj
https://www.instagram.com/xtra_media
https://www.instagram.com/union4invest