Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Mashtrimi i ri në rrjetet sociale: mesazhi nga “miku” që mund t’ju marrë llogarinë

Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë për një skemë mashtrimi gjithnjë e më të përhapur në rrjetet sociale, ku përdoruesit marrin mesazhe nga miq të njohur që u kërkojnë ndihmë për një “konkurs” apo “votim”. Edhe pse mesazhi vjen nga një bisedë ekzistuese dhe nga një kontakt i besuar, në shumicën e rasteve pas tij nuk qëndron miku juaj, por një haker që ka marrë ose po tenton të marrë kontrollin e profilit.
Skema funksionon duke shfrytëzuar besimin dhe uljen e vigjilencës së marrësit. Mashtruesi sillet dhe shkruan si personi i njohur, duke iu referuar bisedave të mëparshme dhe duke kërkuar një “ndihmë të vogël”. Në realitet, qëllimi është marrja e kodit të verifikimit që përdoret për rivendosjen e fjalëkalimit të llogarisë në rrjetet sociale.
Kodi 6 ose 8-shifror që mbërrin me mesazh është çelësi që i jep mashtruesit akses të plotë në llogari. Specialistët theksojnë se këto kode nuk duhet të ndahen në asnjë rast, pavarësisht se kush i kërkon, pasi platforma i dërgon vetëm për përdoruesin që po tenton të hyjë në llogari.
Më të rrezikuarit nga ky lloj mashtrimi janë moshat e treta, për shkak të mungesës së informacionit teknik dhe besimit më të lartë ndaj kontakteve të njohura. Ekspertët këshillojnë vigjilencë maksimale, pasi një veprim i nxituar mund të çojë në humbjen e llogarisë, komprometimin e të dhënave personale dhe përdorimin e tyre për mashtrime të tjera online.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use