Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Bëhet publik testamenti i stilistit legjendar Giorgio Armani

Milano – Është bërë publik testamentimi i stilistit legjendar italian Giorgio Armani, i cili ndërroi jetë më 4 shtator 2025. Dokumenti zbardh ndarjen e trashëgimisë dhe të drejtave mbi perandorinë e modës që Armani ndërtoi për dekada.
Sipas testamentit, Leo Dal’Orco, krahu i djathtë i stilistit, do të përfitojë 40% të të drejtave të aksioneve në shtëpinë e famshme të modës “Armani”. Dy mbesat e Armanit, Silvana dhe Andrea, do të kontrollojnë 30%, ndërsa 30% e mbetur do të administrohet nga një fondacion i krijuar nga vetë stilisti, për të mbështetur projekte me karakter human dhe kulturor.
Pasuria dhe pronat luksoze
Testamenti përcakton gjithashtu mënyrën e menaxhimit të pasurisë së paluajtshme të stilistit, e cila do të kalojë në emër të motrës së tij Rosanna dhe dy mbesave. Kjo përfshin prona luksoze, mes të cilave apartamente në Milano, një vilë në Saint-Tropez dhe një tjetër në ishullin italian të Pantelleria.
Shitja e aksioneve tek gjigandët e modës
Një nga dispozitat më të rëndësishme është se brenda 18 muajve, 15% e kompanisë duhet të shitet tek një nga gjigandët e industrisë, si LVMH, Luxottica apo L’Oréal, ose ndonjë tjetër me kapacitet të ngjashëm. Pas tre vitesh, një përqindje tjetër që varion nga 30% deri në 54.9% mund t’i kalojë të njëjtit blerës, duke ndryshuar potencialisht pronësinë e një prej emrave më të mëdhenj të modës italiane.
Amaneti i stilistit
Në dokumentin e fundit, Giorgio Armani thekson dëshirën që trashëgimia e tij të menaxhohet me etikë, stil modern dhe esencial, duke u fokusuar tek inovacioni dhe cilësia. “Eleganca, cilësia dhe menaxhimi etik duhet të jenë udhërrëfyesit kryesorë për të ardhmen e perandorisë së modës që kam krijuar,” thuhet në testament.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.