Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Albpetrol nis pastrimin e zonës naftëmbajtëse Gorisht-Kocul: Prioritet rehabilitimi mjedisor dhe mbrojtja e Vjosës

Vlorë – Kompania publike Albpetrol ka ndërmarrë një plan të qartë dhe të strukturuar për rehabilitimin mjedisor të zonës naftëmbajtëse Gorisht-Kocul, një prej vendburimeve më të vjetra në vend, aktiv prej më shumë se 60 vitesh.

Në një deklaratë zyrtare, Albpetrol thekson se angazhimi për pastrimin e zonës është bërë i domosdoshëm për shkak të trashëgimisë së rëndë mjedisore, të krijuar nga dekada aktivitetesh industriale pa standarde dhe pa kontroll të mjaftueshëm.

“Gjatë këtyre dekadave janë grumbulluar sasi të mëdha mbetjesh industriale, të cilat, deri pak vite më parë, nuk janë trajtuar sipas standardeve bashkëkohore,” thuhet në deklaratë.

Rehabilitim sipas standardeve teknike dhe ekologjike


Albpetrol njofton se ka vendosur në zbatim një plan masash për pastrim dhe rehabilitim të zonës, në përputhje me protokollet teknike dhe me kapacitetet aktuale financiare të kompanisë. Sipas saj, asnjë aktivitet ndotës i ri nuk është në zhvillim, dhe operimet aktuale ndjekin me përpikëri manualet teknike dhe normat mjedisore në fuqi.


Një nga pikat kryesore të deklaratës është se sasia e mbetjeve të trashëguara po zvogëlohet nga viti në vit, dhe kjo dokumentohet përmes raporteve të inspektimeve mjedisore dhe monitorimeve të rregullta.

Albpetrol pranon se në periudhat e verës, për shkak të temperaturave të larta, ndodhin rrjedhje të vogla mbetjesh të vjetra, por nënvizon se këto janë dukuri sezonale, të cilat nuk ndodhin gjatë pjesës tjetër të vitit. Kompania i referohet edhe raportimeve mediatike dhe vlerësimeve nga ekspertë të mjedisit, të cilët sipas saj kanë konfirmuar këtë sjellje.


Në përfundim, Albpetrol garanton përkushtim të vazhdueshëm në mbrojtjen e mjedisit dhe pastrimin e plotë të zonës Gorisht-Kocul, me fokus të veçantë në mbrojtjen e lumit Vjosë, pasuri natyrore me rëndësi kombëtare, i cili ndodhet pranë vendburimit.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use