Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Armando Hidi: Muskujt s’mbulojnë dobësinë mendore – çfarë fshihet pas trupave “të përsosur”

Në një intervistë të sinqertë dhe pa filtra në podcastin “Me Xhulion”, Armando Hidi – trajner personal, fitnes influencer dhe një ndër zërat më aktivë të komunitetit të palestrës në Shqipëri – ndau përvojat, sfidat dhe të vërtetat e pathëna që qëndrojnë pas botës së muskujve, rrjeteve sociale dhe stërvitjes së vërtetë.

“Nëse nuk je i fortë fizikisht, mund të jesh ende i fortë mendërisht – por nëse je thjesht ‘i fryrë’ dhe nuk funksionon dot në jetën reale, atëherë s’ke asnjërën”, thotë Armando, duke rrëfyer rikthimin e tij pas një shkëputjeje 2-vjeçare nga palestra. Sot ai ndjek një “hybrid training”, një metodë e balancuar që forcon si zemrën, ashtu edhe trupin: “cardio, forcë, aerobi – të jesh mirë në disa disiplina është çelësi.”

Sipas tij, palestra nuk duhet parë vetëm si vend i peshave, por si mjedis edukimi dhe zhvillimi trupor. “Fëmijët duhet të stërviten që kur marrin këmbët – deri në moshën 14–15 vjeç është periudha e artë për sporte të përgjithshme.”

Armando thekson se të bëhesh trajner personal është një proces i natyrshëm pas ciklit sportiv: “Duhet të jesh edhe psikolog, edhe motivues. Nuk është vetëm të kesh trup, por të dish si të japësh energji.” Ai përmendi edhe ushtrime të nënvlerësuara, por shumë të dobishme: për muskujt e qafës, parakrahëve dhe pulpave.

Në një analizë të sinqertë për industrinë, ai ngriti shqetësimin për cilësinë e ambienteve të palestrës: “Duhet lartësi, hapësirë, oksigjen. Sterilizimi është jetik sepse palestra është një nga vendet më të ndotura nga bakteret.”

Kur vjen puna te suplementet si kreatina, Armando thekson se kanë benefite reale, por jo për të gjithë: “Nuk fillon stërvitjen me kreatinë. Në fillim të duhet vullnet, jo shtesa.”

Dhe për VIP-at që promovojnë çdo produkt për disa klikime? “VIP-at e vërtetë nuk i njeh askush – janë ata që nuk bëjnë zhurmë, por kanë sukses dhe respekt. Ndërsa disa të tjerë – reklamojnë çaj dobësimi sot, trajnim nesër, dhe nuk japin rezultat real.”

Në fund, ai ngre një shqetësim serioz: “Pas shumë trupave të bukur, fshihen steroide dhe jetë me ilaçe. E shesin si ‘healthy lifestyle’, por janë larg të qenit të shëndetshëm. Të rinjtë po ndjekin një imazh të paarritshëm.”

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use