Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Blerta Kokallaj, vajza që nisi rrugëtimin në botën e kriptomonedhave në moshën 12-vjeçare

Në një episod të veçantë të podcast-it By Xhulio Radi, e ftuar ishte Blerta Kokallaj, një emër që po spikat fuqishëm në botën e investimeve dhe zhvillimit personal. E njohur si një ndër investitoret dhe content creatoret më të reja në Shqipëri, Blerta tregoi historinë e saj frymëzuese, që nisi në moshën vetëm 12-vjeçare, kur për herë të parë u përfshi në botën e kriptomonedhave me mbështetjen e palëkundur të nënës së saj.

Gjatë intervistës, Blerta ndau rrugëtimin e saj të jashtëzakonshëm në fushat e kriptos dhe Forex-it, ku është fokusuar me strategjinë e saj personale dhe në bashkëpunim me një skuadër shqiptare është angazhuar në ndërtimin e një platforme edukative që synon të sjellë risi dhe njohuri mbi tregjet financiare. Ajo theksoi se synimi i saj nuk është thjesht të fitojë para, por të ndihmojë të tjerët të rriten, të zhvillohen dhe të besojnë se suksesi është i arritshëm, pavarësisht moshës apo sfidave.

“Unë dua të jem shembull që mosha është thjesht një numër”, u shpreh ajo. “Pas 5 vitesh e shoh veten si top earner dhe mentore zhvillimi personal. Për mua, të ndryshosh jetë është shumë më tepër se sa para.” Mesazhi i saj ishte i qartë: të heqësh dorë është zgjedhje, por të zgjedhësh suksesin do të thotë të zgjedhësh veten. Me një energji të jashtëzakonshme dhe përkushtim të palëkundur, Blerta Kokallaj po ndërton jo vetëm karrierën e saj, por po ndikon dhe transformon jetët e shumë të rinjve nëpërmjet dijes dhe motivimit të përditshëm.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.