Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

“Çiftimi fantazmë” – Rreziku i ri për WhatsApp-in tuaj

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë përdoruesit e WhatsApp-it për një skemë të quajtur “çiftimi fantazmë”, ku hakerat mund të marrin kontrollin e llogarive tuaja. Madje mesazhet mund të dërgohen nga miq ose të afërm, por në të vërtetë të jenë nga llogaritë e tyre që janë hakuar. Rreziku rritet kur klikoni lidhje që ju kërkojnë të fusni numrin tuaj të telefonit.
Në këtë skemë phishing, faqet që duket se janë të besueshme, si Facebook ose Instagram, ju kërkojnë numrin e telefonit dhe më pas kodin e çiftëzimit me tetë shifra që WhatsApp dërgon me SMS. Nëse ky kod i kalon hakerave, ata mund të lidhen nga distanca me llogarinë tuaj dhe të kenë qasje në mesazhe, media dhe kontakte.
WhatsApp këshillon përdoruesit të kontrollojnë rregullisht pajisjet e lidhura me llogarinë e tyre përmes cilësimeve te “Pajisjet e lidhura” dhe të dalin nga llogaria në çdo pajisje që nuk e përdorin. Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e të dhënave tuaja.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use