Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Qeveria do të importojë vetë naftë për të ulur çmimin në treg

Qeveria shqiptare do të marrë rolin e një investitori të drejtpërdrejtë në tregun e naftës, duke u angazhuar në importimin dhe shpërndarjen e saj përmes bursave ndërkombëtare. Lajmi u konfirmua nga Kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi nga Cërriku se synimi i këtij hapi është ulja e çmimit të naftës për qytetarët dhe rritja e konkurrencës në treg.

Plani për krijimin e një Rezerve Shtetërore të Naftës, i premtuar që në vitin 2022, tashmë po zgjerohet përtej përballimit të krizave emergjente. Qeveria pritet të blejë sasi të mëdha nafte nga tregjet e huaja dhe t’ua shpërndajë kompanive vendase me çmime më të ulëta, për të ndikuar drejtpërdrejt në faturën për konsumatorin final.

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço e konsideron këtë një zhvillim pozitiv, duke theksuar se ndërhyrja e shtetit mund të ndikojë në uljen e çmimeve dhe përmirësimin e cilësisë së karburantit. Ai sugjeron që shteti duhet gjithashtu të kontrollojë më rreptësisht cilësinë dhe sasinë që shitet, për të shmangur abuzimet e raportuara nga qytetarët.

Sipas të dhënave zyrtare, importi i karburanteve është rritur ndjeshëm vit pas viti, me një rekord prej 657 mijë tonë të importuar në 2024 dhe mbi 280 mijë tonë vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti. Rritja e kërkesës, sidomos për shkak të turizmit, e ka rritur edhe më tej nevojën për ndërhyrje në treg.

Megjithatë, Muço thekson se një mënyrë tjetër për të ndikuar në çmim mund të ishte përpunimi i naftës vendase nëpërmjet rafinerive të huaja. Ai rikujton edhe ngarkesën e lartë fiskale që rëndon mbi çmimin e naftës, ku mbi 100 lekë për litër janë vetëm taksa, ndërsa çmimi real i karburantit është rreth 71 lekë.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.