Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Debat në Parlament: Autorët kërkojnë më shumë kontroll mbi tregun e librit

Shtesat dhe ndryshimet në ligjin për librin po nxisin debate mes botuesve dhe autorëve në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. Botuesit kërkojnë një ligj modern që përfshijë teknologjinë dhe format digjitale, ndërsa autorët kërkojnë formalizimin e tregut dhe të drejtën për të kontrolluar shitjet e librave të tyre, duke shmangur abuzimet ku përfitojnë libraritë dhe botuesit, por jo ata.
Shkrimtarët, si Durim Taçi dhe Diana Çuli, theksuan nevojën për një treg më transparent, ku autorët mund të verifikojnë sa kopje shiten dhe të luftojnë informalitetin. Librarët, nga ana tjetër, paralajmëruan se formalizimi i tregut ka pasoja direkte në botime dhe ekonominë e librit, duke përmendur problemet e krijuara nga fiskalizimi i vitit 2021, sipas library Albert Gjoka.
Gjatë diskutimeve, përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës, Irena Prici, u ndal te taksa e librit prej 6%, duke sqaruar se vendimi është në kompetencë të Ministrisë së Financave. Autorët kërkuan gjithashtu rikthimin e çmimeve kombëtare, veçanërisht për letërsinë për fëmijë, më shumë hapësira publike për librin dhe lehtësira doganore për botimet e autorëve kosovarë.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use