Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Gjergj Stefa: Sporti shqiptar sot do të merrte një notë ngelëse, mesazhe të forta për politikën, median dhe rininë

Gjergj Stefa, një nga emrat më të njohur të gazetarisë sportive në Shqipëri, ishte i ftuari i radhës në podcastin “Me Xhulion”. Me një karrierë disa dekadëshe në median sportive dhe me një zë shpesh kritik ndaj realitetit, Stefa nuk kurseu opinionet e tij për gjendjen aktuale të sportit shqiptar.

“Nëse sportit do t’i vendosnim një notë sot, ajo do të ishte një notë ngelëse – një katër ose me hater një pesë”, tha ai, duke e krahasuar sistemin sportiv me një nxënës që nuk ka faj të vetëm, pasi ndikojnë edhe faktorë të jashtëm si politika.

Stefa vuri theksin edhe te mungesa e rilindjes së strukturave sportive në çdo qytet dhe nevoja urgjente për privatizimin e klubeve dhe investimin serioz përmes sponsorizimeve.

Ai ndau një moment të fortë personal nga marsi i vitit 2005, gjatë ndeshjes Greqi–Shqipëri, ku për herë të parë, sipas tij, përjetoi urrejtjen kolektive: “Urrejtja kolektive është opiumi më i rrezikshëm që një vend mund të konsumojë.”

Në një reflektim të thellë për median dhe rolin e saj, ai citoi një këshillë nga Carlo Bollino: “Mendimi, fjala dhe opinioni janë asetet e vetme që do të kesh pas moshës 40 vjeç.”

Stefa kritikoi rininë moderne duke thënë se “sot të rinjtë janë bërë si fast food”, ndërsa dikur, të rinjtë donin të binin në sy përmes dijes, përmes duelesh me fakte dhe lexime. “I riu nuk duhet të humbasë emocionin e moshës, qartësinë e qëllimit dhe të drejtën për të gabuar.”

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use