Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Gruaja në kinemanë shqiptare gjatë dhe pas komunizmit, studiuesit

Libri i studiueses Malda Lika mbi figurën e gruas në kinemanë shqiptare gjatë dhe pas komunizmit është prezantuar në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, duke nxitur diskutime mbi marrëdhënien mes artit, ideologjisë dhe shoqërisë.
Ndërtimi dhe transformimi i imazhit të gruas në kinemanë shqiptare, nga periudha e regjimit komunist deri pas viteve ’90, ishte në fokus të aktivitetit të zhvilluar në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, me rastin e prezantimit të librit të studiueses Malda Lika. Aktiviteti bëri bashkë studiues, profesionistë të filmit dhe publikun e interesuar për historinë e kinemasë shqiptare dhe rolin e gruas në të.
Figura e gruas në filmat shqiptarë ka kaluar nga portretizimi i luftëtares antifashiste, te gruaja e emancipuar, punëtore apo intelektuale, duke reflektuar marrëdhënien mes artit, ideologjisë dhe shoqërisë. Këto role janë pasqyruar në filma të njohur si “Vajza me kordele të kuqe”, “Dimri i fundit”, “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, por edhe në figura simbolike si gruaja traktoriste, akademike apo komuniste që sfidon martesën e imponuar.
Libri i Malda Likës, i diskutuar në kinemanë “Drita”, analizon këto portretizime në periudha të ndryshme të kinemasë shqiptare. Studiuesja Eriona Vyshka theksoi se roli i gruas në kinematografi meriton ende studime të thelluara, jo vetëm si personazh në film, por edhe si krijuese dhe profesioniste pas kamerës, veçanërisht gjatë periudhës së realizmit socialist.
Vetë Malda Lika shprehet se studimi nisi si një temë diplome në degën “Cinema and Gender”, e nxitur nga mungesa e informacionit mbi përfaqësimin e gruas në kinemanë shqiptare. Kërkimet në arkiva, sipas saj, zbuluan materiale dhe qasje të panjohura për brezin e ri.
Libri vjen si një përpjekje për të plotësuar mungesën e studimeve ndërdisiplinore mbi këtë temë dhe për të hapur një debat mbi rolin e kinemasë shqiptare në formësimin e identitetit gjinor dhe shoqëror ndër dekada.
0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use