Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Leximi dhe gjuhët e huaja, “arma e heshtur” kundër demencës

Një studim i ri amerikan tregon se leximi i rregullt, shkrimi dhe mësimi i gjuhëve të huaja mund të ulin rrezikun e zhvillimit të demencës me rreth 40%. Hulumtimi sugjeron se angazhimi mendor i vazhdueshëm gjatë gjithë jetës mund të ndihmojë në vonimin ose reduktimin e rrezikut për sëmundjen e Alzheimerit, një nga sfidat më të mëdha shëndetësore globale.
Studimi u realizua nga studiues të Rush University Medical Center në Çikago dhe ndoqi për rreth tetë vite 1,939 persona me moshë mesatare 80 vjeç, të cilët në fillim nuk kishin demencë. Rezultatet treguan se personat që ishin më aktivë mendërisht – përmes leximit, shkrimit, vizitave në biblioteka apo mësimit të gjuhëve – kishin 38% më pak rrezik për Alzheimer dhe 36% më pak rrezik për dëmtim të lehtë njohës.
Sipas autores së studimit, Andrea Zammit, shëndeti i trurit në moshë të thyer ndikohet fuqishëm nga mjedisi intelektual gjatë gjithë jetës. Ajo thekson se investimet në arsim, kultura dhe programe edukative mund të kenë ndikim real në uljen e rasteve me demencë, edhe pse studimi tregon lidhje dhe jo prova përfundimtare shkakësore.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use