Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Librat e shkrimtarit Flori Kasaj në Festivalin e Librit Shqip në Toronto, Kanada

Në mesin e librave të shkrimtarëve shqiptarë që do të jenë pjesë e Festivalit të Librit në Toronto (Albanian Book Festival) Kanada, më 9 dhe 10 maj 2026, do të jenë edhe librat e shkrimtarit Flori Kasaj. Festivali i Librit Shqip në Toronto shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin shqiptar, duke qenë kulminimi i shumë viteve aktivitetesh që kanë pasur në fokus librin, letërsinë dhe autorët shqiptarë.
Pjesëmarrja e librave të Flori Kasajt në këtë Festival merr një rëndësi të veçantë edhe për komunitetin shqiptar në diasporë. Në një qytet shumëkulturor si Toronto, ku jetojnë shqiptarë nga të gjitha trojet, libri shqip mbetet një urë e rëndësishme lidhëse me gjuhën, identitetin dhe kulturën tonë kombëtare. Brezat e rinj shqiptarë të lindur apo rritur jashtë vendit kanë mundësinë të afrohen me një letërsi moderne, kreative dhe bashkëkohore në gjuhën shqipe. Tashmë, letërsia shqiptare për fëmijë po fiton një dimension të ri, ku arti, edukimi dhe shkenca bashkëjetojnë për të krijuar libra që formojnë lexues të mirë dhe mendje kureshtare për të ardhmen.
Flori Kasaj me një profil krijues të veçantë, ka arritur të ndërtojë një identitet letrar që e dallon nga autorët e brezit të tij, duke sjellë në qendër të krijimtarisë një ndërthurje mes shkencës dhe imagjinatës. Autor i afirmuar në letërsinë për fëmijë, i vlerësuar edhe me Çmimin e Letërsisë për Fëmijë për librin “Andrushi”, vepër që ka tërhequr vëmendjen për ndjeshmërinë artistike, gjuhën e pasur dhe mënyrën e veçantë të komunikimit me lexuesit e vegjël. Përmes personazheve dhe botës që krijon, arrin të ndërtojë histori që edukojnë e frymëzojnë. Ajo që e bën krijimtarinë e tij të veçantë në panoramën e letërsisë shqiptare është fakti se konsiderohet ndër të paktët autorë të rinj që bashkon natyrshëm shkencën me letërsinë për fëmijë. Në librat e tij, njohuritë shkencore shndërrohen në aventura, pyetje, ëndrra dhe udhëtime imagjinare që zgjojnë kureshtjen e fëmijëve për botën që i rrethon. Kjo frymë vihet re veçanërisht në librin
“Ditari i Astronautit të vogël”, ku krijon një univers fantastiko-shkencor përmes syrit të një fëmije që ëndërron hapësirën, yjet dhe të panjohurën. Duke sjell kështu një kombinim të bukur mes fantazisë letrare dhe kuriozitetit shkencor.
Festivali i Librit në Toronto nuk është vetëm një aktivitet kulturor, por një festë e fjalës shqipe dhe e komunikimit ndërshqiptar. Prania e shkrimtarëve si Flori Kasaj tregon se letërsia shqiptare për fëmijë po fiton një dimension të ri, ku arti, edukimi dhe shkenca bashkëjetojnë për të krijuar libra që formojnë jo vetëm lexues të mirë, por edhe mendje kureshtare e krijuese për të ardhmen.
Urime dhe suksese Florit!
7 maj 2026
0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.