Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Nga sfidat e pensionisteve te endrrat e te rinjve Romina Radonshiqi si eksperte, nene dhe qytetare

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, ishte e ftuar në podkastin #mejonën ku ndau mendimet e saj mbi disa nga çështjet më të ndjeshme të shoqërisë shqiptare – nga sfidat e të moshuarve deri te ëndrrat dhe pasiguritë e të rinjve.

Në pjesën e parë të intervistës, Radonshiqi u ndal te gjendja e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen të moshuarit në vendin tonë. Ajo e cilësoi të pamundur jetesën me një pension prej vetëm 9,700 lekësh në muaj. “Është e pakuptimtë që të presim dinjitet dhe mirëqenie për të moshuarit me një shumë të tillë. Duhet urgjentisht që instancat përkatëse të ndërhyjnë për të rritur pensionet,” u shpreh ajo.

Në vijim, ajo u ndal edhe te një tjetër grup i rëndësishëm i shoqërisë – të rinjtë. E pyetur se çfarë do t’u sugjeronte atyre që mendojnë të largohen nga Shqipëria, ajo tha se nuk i paragjykon aspak.

Përkundrazi, sugjerimi i saj i parë është që të provojnë tregun e punës në Evropë, duke aplikuar për punë online. “Secili është i lirë të punojë në Evropë. Edhe pse nuk është më Evropa e ëndrrave dhe e mundësive të pakufizuara, ajo mbetet një hapësirë e madhe sfidash dhe eksperience,” tha Radonshiqi.

Në mënyrë të ndjerë dhe personale, ajo ndau edhe një reflektim si nënë. Duke qenë se është nënë e dy fëmijëve të vegjël, ajo u pyet se si do të reagonte nëse një ditë fëmijët e saj do t’i thoshin se donin të largoheshin nga vendi. “Unë jam një natyrë shumë mbrojtëse. Nëse një nga fëmijët do të vendoste të largohej, do të shkoja bashkë me të. Do t’i ndjek kudo që të jetë,” u përgjigj ajo me emocion.

Radonshiqi, e cila është në kontakt të vazhdueshëm me të rinjtë, nënvizoi rëndësinë e krijimit të më shumë start up-eve dhe mbështetjes së iniciativave rinore. “Duhet të vendoset më shumë meritokraci. Shqipëria ka ndryshuar dhe është zhvilluar, por kjo ka ndodhur kryesisht falë iniciativave të të rinjve,” përmbylli ajo me optimizëm.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use