Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Një copëz prej jush në çdo episod…Çfarë më mësuat ju, të gjithë?

Nga Fationa Molla

Kur unë dhe Xhulio vendosëm të nisnim këtë podcast, nuk kishim një plan të madh. Vetëm një bindje të përbashkët, që çdo njeri ka një histori që ia vlen të dëgjohet. Një copëz jete që, po të thuhet me zemër, mund të bëhet pasqyrë për dikë tjetër. Nuk kërkonim zhurmë. Donim zëra të vërtetë. Dhe ju erdhët. Një nga një. Me rrëfimet tuaja pa filtra, me dritat e mbetura ndezur edhe pas stuhive të vogla a të mëdha.

Ti, autori i librave për fëmijë, na mësove se shpesh rritja na i vret ngjyrat, dhe ndonjëherë një libër për fëmijë mund të shërojë plagët e një të rrituri.

Ti, punonjësi i administratës, na mësove se edhe pas një rutine gri fshihet një botë me pyetje të pathëna, dhe se forca e vërtetë është të mbijetosh pa zhurmë.

Ti, psikologia, na mësove se të kuptosh dikë nuk është të dish shumë, por të ndjesh shumë. Dëgjimi është më i vështirë se të flasësh, por më shërues.

Ti, artistja, na mësove se edukimi është një akt dashurie i përsëritur çdo ditë, edhe kur askush nuk të falënderon.

Ti, njeriu që e njeh thellësinë, na mësove se shpirti nuk ka nevojë për zë të lartë, por për të ndjerë drejt. Heshtja jote foli shumë.

Ti, gazetari, na mësove se e vërteta ka gjithmonë një çmim, por kush e do fjalën, e paguan me bindje. Dhe nuk kthehet pas.

Ti, politikani, na mësove se prapa çdo deklarate ka një njeri, dhe ndonjëherë, njeriu është më i rëndësishëm se pozicioni që mban.

Ti, sipërmarrësi, na mësove se suksesi nuk është fundi i rrugës, por vazhdimi i saj – edhe kur s’ka dritë jeshile në semafor, lufto, përpiqu, kjo është detyra!

Ti, violinisti, na mësove se tingujt prekin vende që fjalët nuk i gjejnë dot. Dhe se ndonjë dhimbje shërohet vetëm me muzikë.

Ti, mësuesja, na mësove se ndikimi yt nuk ndalet te dera e klasës, por vazhdon në jetë, në heshtje, në kujtesë, në udhëkryqe.

Ti, ekonomistja, na mësove se gjithçka matet, por jo gjithçka ka vlerë – dhe jo gjithçka me vlerë matet. Shifrat kanë zemër kur i lexon me shpirt.

Edhe fëmijët… me sytë që nuk gënjejnë. Me të qeshurat që çajnë errësirën. Më rikujtuat që e thjeshta është shpesh ajo që humbim duke u rritur. Që një “pse?” nga një fëmijë ka më shumë kuptim se një ligjëratë prej një ore.

Dhe të gjithë ju me zanatet, pasiguritë, kurajën, boshllëqet dhe dritat tuaja – më lejuat të hyj në botën tuaj. Na latë të prekim një copëz të shpirtit tuaj. E kjo është më shumë se një intervistë. Është besim.

Misioni vazhdon. Ne jemi në përpjekje për ta kuptuar jetën… botën…

Sepse jeta nuk jetohet në tituj lajmesh. Jetohet në fjalët që njeriu zgjedh të ndajë. Dhe ju i ndatë. Faleminderit!

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use