Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Një podcast ndryshe… Mirënjohje dhe kujtime me Ismet dhe Eniana Drishtin

Në episodin më të fundit të podcastit, pata kënaqësinë dhe emocionin të kisha të ftuar dy figura shumë të dashura, Ismet dhe Eniana Drishtin. Me ta më lidhin jo vetëm kujtime profesionale, por edhe njerëzore, që shkojnë përtej kamerave dhe lajmeve të përditshme. Të dy janë themelues dhe drejtues të Zjarr Televizion, një vend që për shumë nga ne ka qenë më shumë se një vend pune – një shkollë, një familje, një platformë që na ndihmoi të zbulojmë dhe të rritemi në botën e medias.

Kur u bashkova për herë të parë me Zjarr TV, pozicioni im ishte thjesht në redaksinë e web-it. Por me inkurajimin, besimin dhe këmbënguljen e Enit dhe Ismetit, fillova të afrohesha gjithnjë e më shumë me televizionin, të shkruaja lajme për edicionet kryesore dhe së fundmi edhe t’i moderoja ato. Kjo përvojë më shërbeu si një universitet praktik i vërtetë, dhe jam e sigurt që nuk jam e vetmja që ndjej kështu – shumë prej kolegëve të asaj kohe sot janë emra të njohur në televizione të ndryshme të vendit.

Eniana ka qenë gjithmonë më shumë se një drejtuese. Ajo është një mike, një mbështetje e heshtur dhe e përkushtuar, që di të të dëgjojë dhe të të japë drejtimin pa të imponuar. Ambienti në Zjarr TV ishte dhe mbetet një hapësirë ku humori, çiltërsia dhe komunikimi i sinqertë janë vlera të përditshme. E ndërtuar mbi themelet e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, kjo media ka qenë dhe vijon të jetë një strehë për ata që kërkojnë më shumë se thjesht një vend pune.

Në këtë podcast, folëm jo vetëm për rrugëtimin e tyre profesional, por edhe për jetën familjare. Ismeti dhe Eniana janë prindër të dy fëmijëve të mrekullueshëm – Drinit dhe Ajrit – të dy nxënës në Liceun Artistik, me talente që premtojnë shumë për të ardhmen. Ata janë shembulli i prindërve që nuk kursejnë kohë, energji dhe dashuri për të ndërtuar një të ardhme të fortë dhe të ndritur për fëmijët e tyre.

Dita e regjistrimit të podcastit përkoi me disa momente simbolike: përvjetori i dasmës së tyre që u zhvillua tri vite më parë në Shkodër, dhe gjithashtu edhe me ditëlindjen e Enianës. Stafi vendosi të shprehë mirënjohjen dhe urimet për të me një kompozim të bukur lulesh dhe mesazhe të ngrohta për shëndet, dashuri dhe mbarësi për të gjithë familjen Drishti.

Përshëndetjet nuk munguan as nga figura të tjera që i njohin nga afër: gazetari Agim Xhafka dhe autorja e njohur dhe mësuesja e pianos së fëmijëve të tyre, Aurora Gjergji, dërguan mesazhe të veçanta, duke falënderuar çiftin për përkushtimin, mikpritjen dhe vlerat që mbartin.

Në fund, si një kujtim me nota humori, ndava edhe një episod viral që ndodhi gjatë kohës që punoja në Zjarr TV. Në një transmetim, pa vetëdije thashë: “Ky do të na bëjë budallenj me zor”, duke iu referuar një lajmi për rritjen e cmimeve. Reagimi i Ismetit në rrjetet sociale ishte po aq i çiltër: “A t’ia rris rrogën apo ta heq nga puna?” – dhe më pas, me të qeshur e pyeta pse nuk më hoqi. Ishte një moment që tregon më së miri frymën e këtij televizioni: qetësinë për të qeshur dhe respektin për njëri-tjetrin.

Ky episod nuk ishte thjesht një intervistë. Ishte një reflektim mbi vlerat që shpesh harrojmë t’i vlerësojmë – mirënjohjen, besimin, përkrahjen dhe familjen. Dhe për këtë, jam thellësisht mirënjohëse.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use