Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Shembulli i Kampionit, Indrit Çullhaj dhe rruga drejt suksesit në Shqipëri

Indrit Çullhaj në podcast me Xhulion foli rreth sfidave dhe sakrificave me të cilat është përballur për të arritur aty ku është sot. Indriti është fitues i 135 medaljeve ndërkombëtare, përfshi katër medalje të arta në Ballkan dhe pjesëmarrës në Lojërat Olimpike të Tokios 2020.

Sportisti më i vlerësuar në historinë e xhudos shqiptare, ai ka qenë kampion i Shqipërisë për 18 vitet e fundit, duke ndërtuar një shtyllë të fortë për këtë sport në vend Sot, Indriti është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Xhudos, pas zgjedhjes së kryer në dhjetor 2024 nga Asambleja Zgjedhore.

Sportistët elitarë e kanë përzgjedhur për këtë rol, si shenjë respekti për kontributin e tij të vazhdueshëm dhe lidershipin në sport. Përveç karrierës si sportist, ai ka një palestër në Tiranë ku stërviten të rinjtë. “Punojmë për të nxjerrë kampionë – dhe ia kemi dalë,” tha ai me krenari, duke vlerësuar punën e përbashkët me të gjithë personat e talentuar që i janë bashkuar këtij sporti.

“Ka edhe vajza që e kanë qejf xhudon,” shtoi ai me entuziazëm, duke theksuar sesa e rëndësishme është pjesëmarrja e tyre.

Një djalë i talentuar që jep mesazhe të mira, jo vetëm me fjalë, por edhe me shembullin e tij. Bashkë me vëllezërit e tij dhe trajnerët (si i vëllai Shkurt Çullhaj dhe trajneri i njohur Driton Kuka), ai kontribuon në edukimin e të rinjve, por edhe në sensibilizimin e shoqërisë për faktin që edhe në Shqipëri mund të gjenden suksese të mëdha.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use