Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Kufizime të reja për kreditë bankare të banesave: Financimi deri në 85%, këstet nuk mund të kalojnë 40% të të ardhurave

Që prej 1 korrikut 2025, aplikimi për kredi bankare për blerjen e një banese do të përballet me ndryshime të rëndësishme, sipas rregullave të reja të miratuara nga Banka e Shqipërisë. Sipas këtyre rregullave, financimi për blerjen e pasurive të paluajtshme do të jetë më i kufizuar dhe do të vendosen limite të qarta si në raport me vlerën e banesës, ashtu edhe me të ardhurat e huamarrësve.

Për blerjen e banesës së parë, kredia në lekë do të mbulojë maksimumi 85% të vlerës së saj, ndërsa për banesën e dytë kjo përqindje zbret në 80%. Kur bëhet fjalë për kredi në valutë, financimi maksimal do të jetë 75% për banesën e parë dhe 70% për të dytën.

Ndërkohë, përcaktohen edhe kufizime për këstet mujore që huamarrësi mund të përballojë. Për kreditë në lekë, kësti nuk mund të kalojë 40% të të ardhurave mujore, ndërsa për kreditë në valutë, ky kufi shkon deri në 45%. Për blerjen e banesës së dytë, këto përqindje ulen në 35% për lekët dhe në 30% për valutën.

Një tjetër masë e rëndësishme është kufizimi i afatit të kredisë. Bankat rekomandohen të mos japin kredi me afat më të gjatë se 30 vjet ose deri në moshën e pensionit të huamarrësit, në varësi se cili afat përmbushet më parë.

Këto masa synojnë rritjen e qëndrueshmërisë financiare dhe reduktimin e rrezikut në sistemin bankar shqiptar, duke u dhënë një rol më të përgjegjshëm huamarrësve dhe institucioneve financiare.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.