Ballkani po tërheq gjithnjë e më shumë turistë, sidomos gjatë verës, falë bregdetit të pasur me natyrë dhe histori. Vendet më të vizituara janë Mali i Zi, Kroacia, Greqia dhe Shqipëria, por kostot për turet turistike ndryshojnë ndjeshëm nga njëri shtet në tjetrin.
Në Malin e Zi, një guidë e plotë bregdetare kushton rreth 214 dollarë, ndërsa ture më të shkurtra në qytete si Kotori apo Tivati kapin çmimin prej 48 dollarësh. Kroacia ofron vizita të organizuara në qytete si Dubrovniku dhe Split për rreth 202 dollarë, duke përfshirë edhe disa nga ishujt e saj më të njohur.
Greqia mbetet një destinacion klasik mesdhetar me çmime që nisin nga 200 dollarë për ture në ishuj si Santorini dhe Mikonos. Këto guida ofrojnë një kombinim të plazheve të bukura dhe vendeve me rëndësi historike.
Ndërkohë, Shqipëria po dallohet për çmime shumë më të përballueshme, me ture që variojnë nga 92 deri në 131 dollarë. Kjo e bën vendin një zgjedhje ekonomike për turistët që duan të eksplorojnë rivierën shqiptare dhe atraksionet natyrore pa shpenzuar shumë.