Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Shqipëria po hyn në një fazë të re ekonomike, kompanitë duhet të përshtaten me ndryshimet teknologjike

Shqipëria po hyn në një fazë të re ekonomike, duke u shkëputur gradualisht nga modeli i konkurrencës që bazohej kryesisht te kostoja e ulët e punës. Ekspertët theksojnë se vendi nuk do të jetë më atraktiv për investime vetëm për këtë arsye, pasi shërbimet me vlerë të ulët pritet të zëvendësohen nga inteligjenca artificiale ose të zhvendosen drejt tregjeve me kosto edhe më të ulët.
Megjithatë, Shqipëria vlerësohet se ka avantazhe të rëndësishme konkurruese, veçanërisht në aspektin e talenteve, formimit universitar dhe mentalitetit të fuqisë punëtore. Sipas vlerësimeve, pikërisht këto elemente duhet të jenë baza e një modeli të ri zhvillimi ekonomik, të orientuar drejt shërbimeve me vlerë të shtuar dhe inovacionit.
Në të njëjtën kohë, sektori i shërbimeve po përballet me sfida serioze. Gjatë vitit 2023, numri i kompanive ra ndjeshëm, duke shënuar një ulje prej rreth 11% krahasuar me vitin 2022. Nëse krahasohet me vitin 2015, tkurrja arrin në 45%, një sinjal shqetësues për qëndrueshmërinë e modelit aktual të biznesit.
Sipas drejtuesve të sektorit, kjo rënie pritet të vazhdojë nëse kompanitë nuk përshtaten me ndryshimet teknologjike. Varësia nga qendrat tradicionale të shërbimeve telefonike nuk shihet më si e qëndrueshme, ndërsa diversifikimi i aktivitetit dhe integrimi i teknologjive të reja konsiderohen thelbësore për mbijetesën dhe rritjen afatgjatë.
Ekspertët paralajmërojnë se e ardhmja e sektorit do të varet nga aftësia për t’u transformuar, duke investuar në aftësi të reja, shërbime digjitale dhe zgjidhje inovative që i përgjigjen kërkesave të tregut global.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use