Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Tirana, kryeqyteti me transportin publik më të keq në Europë pas Romës

Një ankëtim i Komisionit Europian mbi cilësinë e jetës në qytetet europiane tregon se vetëm 29% e banorëve të Tiranës janë të kënaqur me transportin publik, duke e renditur qytetin tonë pas Romës për performancën më të dobët në Europë. Ndryshe nga kryeqyteti italian, Tirana nuk ka metro, tramvaj apo trena urbanë, dhe qytetarët mbeten të detyruar të përdorin autobusë të mbipopulluar, taksi të shtrenjta ose të ecin me këmbë.
Sipas Eurostat, Shqipëria ka një numër të madh autobusësh për frymë, por kjo nuk kompenson mungesën e sistemeve të tjera të transportit urban. Nga 8,886 autobusë në vitin 2024, vetëm 432 janë të rinj, duke treguar nevojën urgjente për rinovim dhe modernizim të flotës, që mbetet nën mesataren e Bashkimit Europian.
Pas Tiranës, qytetet e tjera europiane me transport publik të dobët janë Podgorica, Beogradi dhe Nikozia, ku vetëm 37-44% e qytetarëve janë të kënaqur. Për krahasim, Vjena kryeson listën me 91% të qytetarëve të kënaqur, falë një sistemi të mirë-integruar me metro, tramvaj dhe autobusë të përballueshëm dhe efikas.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use