Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Veprim simbolik në protestë, busti i Edi Ramës u vendos përballë Kryeministrisë 

Protesta kundër kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e 32-të, ndërsa tubimi i fundit u shoqërua me një veprim simbolik që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.
Në shesh, përballë godinës së Kryeministrisë, një figurë e madhe e Edi Ramës, e realizuar në formën e bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha, u rrëzua nga Xhulio Radi. Veprimi simbolik rikujtoi rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në shkurt të vitit 1991, një nga ngjarjet më domethënëse të historisë politike shqiptare. 
Ndërkohë, nga podiumi i protestës u artikulua një mesazh më i ashpër se në protestat e mëparshme. Folësit deklaruan se kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit nuk po japin rezultat dhe paralajmëruan se protesta po hyn në një fazë të re, duke përdorur sloganin: “O dorëzohu, o rrëzohu!”.
Deri më tani, protestat janë karakterizuar kryesisht nga thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës dhe ndryshimin e klasës politike. Megjithatë, zhvillimet e fundit dhe simbolika e përdorur tregojnë një përshkallëzim të mesazheve të një pjese të protestuesve, të cilët shprehen të vendosur të vazhdojnë protestat deri në largimin e kryeministrit nga pushteti.
0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.