Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Zyrtarisht nis programi “WiFi4WB” — internet falas publik në 61 bashki të Shqipërisë

U zhvillua ceremonia e nisjes së iniciativës WiFi4WB në Shqipëri, duke shënuar fillimin e vendosjes së aksesit publik falas në internet për banorët dhe vizitorët në 61 bashki të vendit. Ngjarja u mbajt në Kalën e Krujës, e cila është një nga vendet e para ku u instalua një pikë Wi‑Fi përfaqësuese e këtij projekti gjigant.
Ky program është pjesë e nismës më të gjerë EU4Digital, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane dhe zbatuar nga GIZ, me qëllim reduktimin e hendekut dixhital dhe afrimin e Shqipërisë me standardet digjitale evropiane.
Programi parashikon vendosjen e pikave të Wi‑Fi publik falas në hapësira të ndryshme si sheshe të qyteteve, parqe, biblioteka, shkolla dhe vende kulturore në të gjithë territorin. Pasi finalizohet procesi i instalimit, qytetarët do të kenë mundësi të lidhen falas me internet për komunikim, arsim, punë dhe shërbime digjitale.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use