Përgatitja e valixhes është një nga momentet më emocionuese përpara nisjes së një udhëtimi. Zgjedhja e rrobave, rezervimet dhe planifikimi i itinerarit janë pjesë e rutinës së çdo udhëtari. Megjithatë, shumë persona neglizhojnë rregullat që lidhen me bagazhin, duke u përballur më pas me kontrolle shtesë, konfiskime ose vonesa në aeroport.
Për të shmangur këto situata, ja pesë gabimet më të zakonshme që duhen evituar.
Vendosja e sendeve të ndaluara në bagazhin e dorës
Një nga arsyet më të shpeshta të ndalimit në kontrollin e sigurisë është transportimi i objekteve që nuk lejohen në kabinën e avionit. Lëngjet mbi kufirin e lejuar, sendet e mprehta apo disa pajisje specifike mund të konfiskohen.
Mosinformimi për rregullat e shtetit ku udhëtoni
Jo të gjitha vendet zbatojnë të njëjtat rregulla doganore. Kufizimet për alkoolin, duhanin, ushqimet apo medikamentet ndryshojnë nga një shtet në tjetrin.
Tejkalimi i kufijve të lejuar
Pas blerjeve gjatë pushimeve ose në aeroport, shumë udhëtarë përfundojnë duke transportuar më shumë mallra sesa lejohet.
Transportimi i pakove për persona të tjerë
Pranimi i një pakete nga një i njohur mund të duket një favor i thjeshtë, por mund të sjellë pasoja serioze.
Mungesa e dokumenteve të nevojshme
Përveç rrobave dhe sendeve personale, në bagazh duhet të keni edhe dokumentacionin përkatës kur është i nevojshëm.
Një valixhe e përgatitur mirë ju kursen probleme
Një udhëtim i qetë nis shumë përpara se avioni të ngrihet nga pista. Përgatitja e kujdesshme e bagazhit, njohja e rregullave të aeroportit dhe respektimi i kërkesave doganore ju ndihmojnë të shmangni vonesat, gjobat apo konfiskimin e sendeve.