Amadea Stefa është një nga ato figura frymëzuese që të fton të ndalesh, të marrësh frymë dhe të kujtosh se brenda nesh gjendet fuqia e shërimit. E diplomuar në edukim social dhe të rritur, me një rrugëtim të gjatë akademik e profesional në Austri dhe Gjermani, ajo sot njihet si mentor për zhvillim personal, mësuese Tao dhe Ambasadore e Paqes.
