Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Elena Demçe, nga furra e bukës tek tregjet financiare

E ftuar në “Podcast by Xhulio”, Elena Demçe, Money & Business Coach dhe eksperte e tregjeve financiare, ndau me publikun historinë e saj të rrallë, të vërtetë dhe thellësisht motivuese. Elena rrëfeu me sinqeritet fillimet e saj modeste, duke treguar se dikur ka punuar si shitëse në një furrë buke. “Nuk isha kjo që jam sot,” – tha ajo me buzëqeshje të çiltër. Çdo ndryshim në jetën e saj nisi kur vendosi të dojë veten dhe të marrë përgjegjësi për të ardhmen e saj.

Askush përveç meje nuk mund ta ngrinte Elenën nga gjumi letargjik dhe ëndrrat e këqija që po jetonte,” – u shpreh ajo me nota reflektimi, duke dhënë një mesazh të fuqishëm për të gjithë të rinjtë: ndryshimi fillon nga vetja.

Me kalimin e kohës, përmes përkushtimit, punës së palodhur dhe zhvillimit personal të vazhdueshëm, Elena u ngjit në një nga fushat më sfiduese: tregjet financiare. Ajo rrëfeu se si nisi ky rrugëtim dhe se si, pas shumë vitesh pune, ka arritur të jetë një ndër zërat më të besuar dhe të suksesshëm në këtë fushë. Pavarësisht suksesit të dukshëm, Elena tha se nuk ka ndërmend të ndalet – ajo synon të vazhdojë të frymëzojë të tjerët, të ndërtojë më tej ekipin e saj dhe të ndihmojë njerëzit të kuptojnë dhe përballojnë botën financiare.

Në bisedë, Elena foli edhe për jetën jashtë Shqipërisë. E lindur në një familje që ka emigruar në Greqi, ajo ka jetuar në disa vende të botës.

Por Shqipëria i ka munguar gjithmonë dhe, sot, ajo është optimiste për zhvillimin e vendit dhe të rinjtë që mund të ndërtojnë të ardhmen këtu. “Mund të ja dalësh edhe pa ikur nga vendi yt,” – theksoi ajo. Mesazhi i Elenës është i qartë dhe i fuqishëm: Zhvillimi personal është çelësi. Puna, përkushtimi dhe dashuria për veten janë forca që të çojnë drejt suksesit – kudo që je, dhe pa pasur nevojë të largohesh nga vendi yt.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use