Shopping Cart
Total:

$0.00

Items:

0

Your cart is empty
Keep Shopping

Ina Kajmaku, shqiptarja që ndihmon të rinjtë të pasurohen me CRYPTO

E ftuar në “Podcast by Xhulio Radi”, Ina Kajmaku, eksperte e tregjeve financiare dhe kriptomonedhave, ndau me publikun rrugëtimin e saj personal dhe profesional, duke sjellë një shembull konkret të asaj që do të thotë të ndjekësh pasionin edhe kur rruga është e paqartë.

Në fillimet e saj, Ina nisi të merrej me tregjet financiare në një kohë të pasigurt, kur lajmet e medias flisnin për rënie dhe rreziqe. Megjithatë, pavarësisht dyshimeve të natyrshme, ajo kishte përkrahjen e familjes. “Mbështetja e prindërve më dha forcën të vazhdoj,” – tha Ina, duke vënë në dukje se besimi i tyre ishte shtysa më e madhe për të ecur përpara. Sot, madje, edhe babai i saj është bërë investitor në tregjet financiare – një sinjal i qartë se rezultatet e punës së saj janë reale dhe të prekshme.

E vendosur në Gjermani, por me lidhje të forta familjare e emocionale me Shqipërinë, Ina udhëton shpesh për të qenë pranë të afërmve dhe për të ndarë njohuritë e saj me të rinjtë shqiptarë. “Dikur mund të bëja vetëm një ose dy udhëtime në muaj, ndërsa sot kam lirinë të punoj më shumë dhe pa kufizim orari,” – tregoi ajo, duke vënë në pah fleksibilitetin që i ka dhënë puna në fushën e investimeve dhe network marketing-ut. Përveç eksperiencës së saj teknike, Ina është një zë optimist për të ardhmen e tregjeve financiare në Shqipëri.

Ajo ndau një histori interesante nga Gjermania, ku gjatë një vizite në muze, turistëve u kërkua të paguanin vetëm në cash ose në bitcoin. “Mu duk e çuditshme, por më dha bindjen se dhe në Shqipëri shumë shpejt gjithçka do të funksionojë si në vendet e zhvilluara.” Ina e sheh veten si një udhërrëfyese për të rinjtë shqiptarë që duan të mësojnë më shumë për financat, investimet dhe vetëzhvillimin. Ajo punon me përkushtim për t’i ndihmuar të kuptojnë tregjet, duke i nxitur të mendojnë në mënyrë strategjike për të ardhmen e tyre.

Fokusin e saj e ka te investimet afatgjata dhe ndërtimi i sigurisë financiare, duke ofruar qasje profesionale dhe të balancuar.

0
Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Stay Updated!

Subscribe to get the latest blog posts, news, and updates delivered straight to your inbox.

By pressing the Sign up button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use